Ballina Bota

BERLIN – Parlamenti gjerman përkujton viktimat e Aushvicit

BERLIN, 31 janar /ATSH-DPA/ – Parlamenti gjerman do të zhvillojë një ceremoni përkujtimore për të kujtuar ata që janë persekutuar, burgosur, torturuar dhe vrarë nga regjimi nazist nën udhëheqjen e Adolf Hitlerit.

Veprimtaria do të organizohet për të përkujtuar 74-vjetorin e çlirimit të Aushvicit, kampin  shfarosës të përqëndrimit në Poloni, të pushtuar nga nazistët dhe të çliruar nga Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik më 1945.

Një fjalim do të mbahet nga Saul Friedlaender, një historian izraelit me origjinë çeke, i mbijetuar gjatë Holokaustit, prindërit e të cilit u vranë në Aushvic.

Nazistët vranë rreth 6 milionë hebrenj dhe qindra mijëra të komunitetit rom, invalidë, homoseksualë dhe anëtarë të opozitës./   /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Rritje alarmante e rasteve me grip
Artikulli tjetërBasha: Qeveri kalimtare për të zgjidhur situatën, ose do vendosë populli