Ballina Aktualitet

Balla: Opozita të lexojë Kodin e Sjelljes

TIRANË, 31 janar ATSH/ – Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur sot keqardhjen për sjelljen e opozitës, e cila nuk lejoi të fliste ministren e Financave, Anila Denaj.

“Më vjen keq që opozita paska ardhur e parakorduar sot nga shfaqja që sapo pamë para foltores së Kuvendit. Në radhë të parë besoj që të gjithë keni në tavolinat e punës Kodin e Sjelljes. Kodi i Sjelljes përcakton qartë që kur në këtë foltore, një deputet apo një ministër merr fjalën për herë të parë, pavarësisht nga cili grup vjen, të gjithë janë të detyruar që ta dëgjojnë”, tha Balla.

Balla u shpreh se kryetari në detyrë i PD-së sulmoi foltoren për të mos lënë ministren t’i përgjigjej pyetjeve që kishte bërë grupi parlamentar i LSI. “Kushdo, sa herë që bën pyetje, ka këndvështrimet e veta nëse përgjigjet janë në lidhje me ato pyetje apo nuk janë të kënaqur me pyetjet. Po më falni, ku patët ju mundësi të dëgjoni përgjigjet. Ku të lënë këta të kthesh përgjigje në këtë sallë”, tha Balla.

Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla theksoi se nëse opozita ka dëshirë të pyesë ministren apo kryeministrin, për të gjithë çështjet që ngriti, mund ta bëjë me interpelancë, në seancën me pyetje-përgjigje, ose me mocion me debat.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMOSKË – Asnjë progres ruso-amerikan për traktatin INF
Artikulli tjetërZVICËR – Boom botëror shpikjesh në inteligjencën artificiale