MOSKË, 31 janar /ATSH-AFP/ – Rusia dhe SHBA-ja nuk arritën asnjë progres gjatë një takimi që kishte në fokus traktatin për raketat bërthamore me rreze të mesme veprimi (INF), të enjten, dy ditë nga skadimi i ultimatumit të lëshuar nga Uashingtoni në drejtim të Moskës, njoftoi sot një zyrtar i lartë rus.
”Për fat të keq, nuk ka progrese’’, deklaroi zëvendësministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Riabkov cituar nga agjencia publike ruse e lajmeve, ‘’Ria Novosti’’, pas një takimi në Pekin me zëvendëssekretaren amerikane të Shtetit, Andrea Thompson.
‘’Amerikanët thanë të kundërtën dhe nuk konfirmuan se janë të gatshëm për të diskutuar më shumë me ne për disa masa transparence’’, shtoi ai, duke e cilësuar pozicionin amerikan në lidhje me këtë dosje mjaft të ashpër./ /v.b/ a.jor.












