Ballina Bota

SHKUP – Rrëzohet mocioni i mosbesimit për Dimitrovin

SHKUP, 30 janar /ATSH-ANSA/ – Parlamenti maqedonas ka hedhur poshtë një mocion mosbesimi ndaj ministrit i Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov, i akuzuar nga opozita konservatore se nuk ka kryer më së miri funksionet e tij dhe ka mbështetur dhe nënshkruar dy marrëveshje me Bullgarinë dhe Greqinë, që konsiderohen të dëmshme për interesat e vendit.

Kërkimi i mocionit të mosbesimit për Dimitrovin është bërë nga VMRO-DPMNE, partia më e madhe e opozitës konservatore.

Mocioni u refuzua mbrëmë me 59 vota pro ministrit dhe 20 kundër tij./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Brasile Low Cost”, kapet i kërkuari nga drejtësia italiane
Artikulli tjetërFRANCË – 41 000 shtëpi pa energji elektrike për shkak të dëborës