Ballina Flash

Anëtarët e Komisionit të Sigurisë, vizitë njohëse në ambientet e forcave RENEA

TIRANË, 29 janar/ATSH/ – Anëtarët e Komisionit të Sigurisë Kombëtare të shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu kanë zhvilluar sot një vizitë njohëse në ambientet e Forcave Speciale RENEA, ku u njohën nga afër me misionin, punën dhe angazhimin e kësaj trupe në drejtim të rendit dhe luftës kundër krimit.

Gjithashtu, kjo vizitë në ambientet e Forcave Speciale ishte në funksion të ushtrimit të kompetencave të këtij komisioni, lidhur me ndjekjen dhe zbatimin e ligjshmërisë nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme, bazuar kjo në nenet 18 dhe 19 të Rregullores së Kuvendit.

Fuqizimi dhe mbështetja e vazhdueshme e Forcave Speciale RENEA ka sjellë rritje të performancës së tyre në drejtim të mbrojtjes së rendit, sigurisë publike dhe thellimin e luftës kundër krimit, si dhe përmirësim të aftësive profesionale, kompletimit me pajisje, armatim, mjete e uniforma sipas standardeve të BE.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRrëshqiti blloku shkëmbor, ARRSH: Segmenti Lin-Pogradec i hapur
Artikulli tjetërQIPRO – Macron: Marrëveshja e Brexit është më e mira dhe nuk është e negociueshme