UASHINGTON, 25 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot që nga Shtëpia e Bardhë një marrëveshje për përfundimin e “shutdown”, duke parashikuar një financim të përkohshëm të shërbimeve publike federale deri në 15 shkurt, pas më shumë se një muaj paralizim të administratës që ka prekur 800 000 funksionarë.
“Jam shumë krenar që të njoftoj sot se kemi arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund shutdown”, deklaroi presidenti, para se të njoftojë se do të nënshkruajë një tekst të miratuar nga demokratët dhe republikanët.
Megjithatë Trump kërcënoi nga ana tjetër se do të ketë një “shutdown të ri më 15 shkurt nëse nuk gjendet një marrëveshje mbi financimin e murit në kufij me Meksikën për të bllokuar flukset migratore. /G.S/























