TIRANË, 22 janar /ATSH/ Shërbimet konsullore për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit po ndryshojnë rrënjësisht, tha ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko.
Ai solli në vëmendje se vetëm gjatë vitit 2018 në shërbimet konsullore ndryshuan disa shërbime të cilat shkurtojnë kohën dhe distancat për shqiptarët, si heqja e rezervës për vulën apostile, heqja e certifikimit të përkthimit të dokumenteve nga Italia, marrja on-line e vërtetimit për vlefshmërinë e patentës si dhe lejes së qëndrimit. /j.p/


















