Ballina Flash

Vlorë, kontroll dentar për nxënësit e shkollës “Nikolla Xhuveli”

TIRANË, 21 janar/ATSH/ – Një nga aktivitetet e rëndësishme si depistimi është realizuar nga stomatologët te nxënësit në shkollën “Nikolla Xhuveli” në Nartë, në Vlorë.

Drejtoria Rajonale e Shëndetësisë në Vlorë ka bërë të ditur se krahas depistimit të tyre, me fëmijët u bashkëbisedua në lidhje me rëndësinë e higjienës dentare në parandalimin e sëmundjeve të kavitetit të gojës. Pas kontrollit të dhëmbëve, u regjistruan fëmijët me probleme dentare.

Higjiena e gojës parandalon problemet dentare, kryesisht formimin e pllakave dentare dhe gurëzave, të cilat janë faktorët kryesore në krijimin e problemeve të mishit të dhëmbëve si dhe kariesit (prishja e dhëmbëve). z.tosku/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBM – Londra: Nëse ndalohet Brexit, do të ketë cunami politik
Artikulli tjetërPatos/ Nga venddepozitim mbetjesh, në zonë të gjelbëruar