Ballina Flash

Patos/ Nga venddepozitim mbetjesh, në zonë të gjelbëruar

TIRANË, 21 janar/ATSH/ Pika e trajtimit të mbetjeve e Mazarentës në bashkinë Patos, nga një venddepozitimi mbetjesh që ka qenë deri më tani, tashmë po kthehet në një zonë të gjelbëruar.

Duke u ndalur te investimet në bashkinë e Patosit, deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Fierit, Antoneta Dhima veçon ndërhyrjen në këtë zonë që ka impakt të konsiderueshëm në mjedis.

“Nisma “Të pastrojmë Shqipërinë” dhe në bazë të strategjisë së ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, ku çdo bashki duhet të ketë një venddepozitimi mbetjesh, ka sjell jo vetëm mbylljen e stacionit të transferimit të mbetjeve të Mazarentit, por edhe transformimin e pyllëzimin e kësaj zone”, tha ajo.

Falë mbështetjes financiare të qeverisë shqiptare si dhe financimeve të bashkisë Patos, sipas Dhimës, “infrastruktura rrugore, arsimore, sociale dhe hapësirat e gjelbëruara kanë sjellë ndryshime në territorin e kësaj bashkie”.

Pas kategorizimit të venddepozitimeve dhe evidentimit të masave per zbutjen e riskut, bashkia Patos ka nisur zbatimin e masave për mbylljen dhe gjelbërimin e stacionit të transferimit të mbetjeve “Mazarent”.

Në fazën e parë parashikohet mbjellja e 250 pishave, të cilat i shtohen kurorës së gjelbër të territorit të bashkisë Patos.

/m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlorë, kontroll dentar për nxënësit e shkollës “Nikolla Xhuveli”
Artikulli tjetërOSHEE: Ndërpreje të energjisë në disa zona në Tiranë, shkak remonti