PEKIN, 21 janar /ATSH-AFP/ – Rritja ekonomike e Kinës u ngadalësua gjatë gjithë vitit 2018 duke arritur nivelin më të ulët në gati tre dekada, njoftoi sot Zyra Kombëtare e Statistikave.
Rritja e PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto) ka qenë +6,6%, më lartë se sa objektivi +6,5% që kishte vendosur qeveria.
Kjo rritje vjetore, shumë afër me atë të vitit 2016 (+6,7%), është më e dobëta që prej vitit shumë të keq 1990 (+3,9%) pas të cilës kishin pasuar vite me rritje ekonomike dy shifrore. /G.S/





















