Ballina Bota

ITALI – Salvini: Rreth 400 emigrantë rikthehen në Libi

ROMË, 21 janar /ATSH-DPA/ – Rreth 393 emigrantë të cilët u përpoqën të arrinin Italinë me varka gjatë fundjavës u dërguan pas në Libi, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Brendshme.

Në këto të dhëna ishin përfshirë edhe 100 emigrantë që ishin kapur pranë brigjeve Libiane nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit (IOM).

“Të 393 emigrantët të marrë dje nga roja bregdetare Libiane janë të sigurt dhe janë dërguar në Libi”, tha Salvini në një deklaratë.

Ai tha se 143 u dërguan në Tripoli, 144 në Misrata dhe 106 në Khoms.

Organizatat e të Drejtave të Njeriut thonë se dërgimi pas i emigrantëve në Libi është në linjë me ligjin ndërkombëtar sepse në atë vend ata rrezikojnë të abuzohen dhe torturohen. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLleshaj: Kriminelët po vihen përpara përgjegjësisë falë informimit të qytetarëve
Artikulli tjetërLukaku mohon kalimin tek “Juventus”