TIRANË, 21 janar/ATSH/ – Mjekët janë heronjtë e ditëve të vështira të motit të keq, veçanërisht në zonat e thella të Shqipërisë, të cilat janë të bllokuara nga dëbora.
Mjeku Adrian Këlliçi është një prej tyre. Ai ofron kujdes shëndetësor për banorët e Kelmendit në Malësinë e Madhe edhe në ditët kur bora ka bllokuar gjithë zonën. Prej 8 vitesh Adriani u shërben pacientëve në Qendrën Shëndetësore në Tamarë.
Mjekut i duhet të bëjë rrugë të gjatë e tejet të vështirë për të mbërritur në Qendrën Shëndetësore. Por ky fakt nuk e pengon Adrianin t’u vijë në ndihmë pacientëve të tij.
z.tosku/ /a.g/























