Ballina Aktualitet

Ecuria e reformave, Rama pret sot komisionerin Hahn

TIRANË, 17 janar /ATSH/ – Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të zhvillojnë sot një takim për të shqyrtuar përpjekjet për reformat.

“Ky takim vjen në një moment kur është me rëndësi të madhe vijimi me vendosmëri i ecurisë së reformave, të cilat janë të nevojshme për të ecur përpara drejt rrugës së Bashkimit Europian”, thuhet në një njoftim për shtyp të Komisionit Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ku deklaron se “Komisioneri Johannes Hahn do të takohet më vonë sot me Kryeministrin Edi Rama për të vlerësuar së bashku gjendjen e përpjekjeve të vazhdueshme të reformave, të cilat duhet të ndiqen me vendosmëri në muajt e ardhshëm.”

Komisioneri për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn do të vizitojë sot edhe Kosovën, ku do të pritet nga Kryeministri Ramush Haradinaj.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO – Gjirokastër, eliminimi i ngricave në rrugët e qytetit
Artikulli tjetërAUSTRALI – Musk: Asnjë problem për domosdoshmërinë e një tuneli