Ballina Bota

AUSTRALI – Musk: Asnjë problem për domosdoshmërinë e një tuneli

SIDNEJ, 17 janar /ATSH-AFP/ – Australia mund të mirëpresë një projekt të madh të emblematikut dhe me shpirt aventure, drejtuesit të ‘’Tesla’’, Elon Musk, i cili në një postim në Twitter propozon të ndërtojë me koston më të ulët një tunel gjigant për t’i dhënë frymëmarrje Sidnejit nga trafiku i rënduar.

Miliarderi me shumë projekte, u dallua në 2017 me premtimin e bërë se do të realizonte në më pak se 100 ditë një bateri gjigante litium-jon për të furnizuar me energji të pastër 30 000 shtëpi në shtetin e Australisë Jugore për të lehtësuar mangësitë e rrjetit elektrik.

Ai e mbajti fjalën.

Musk, i cili po çon përpara projektimin e makinave elektrike, ”Tesla” dhe raketave hapësinore (SpaceX) është fokusuar së fundmi më tepër, nëpërmjet një kompanie të quajtur ‘’Boring Company’’, drejt një projekti të ri, atë të tuneleve për të revolucionarizuar transportet urbane duke shmangur trafikun e rënduar.

Ai prezantoi në dhjetor në afërsi të Los Angeles një tunel-test./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEcuria e reformave, Rama pret sot komisionerin Hahn
Artikulli tjetërVlerësohet Baba Njiazi Salih Dede (pas vdekjes) me Dekoratën “Nderi i Kombit”