Ballina Bota

LONDËR – May fton liderët e opozitës për dialog

LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/ – Kryeministrja britanike, Theresa May shprehu kërkesën për të takuar krerët e partive opozitare që sot në mbrëmje për të biseduar për Brexit, pasi i mbijetoi me një rezultat shumë të ngushtë një mocion mosbesimi në Parlament.

‘’Unë i ftoj liderët e partive të përfaqësuara në Parlament për takime individuale dhe dëshiroj t’i nis këto takime që këtë mbrëmje’’, pohoi ajo para deputetëve, pasi i mbijetoi me një diferencë shumë të ngushtë prej 19 votash, një ditë pas kundërshtimit në masë të planit të saj për tërheqjen nga BE-ja./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Qeveria britanike i mbijeton mocionit të mosbesimit
Artikulli tjetërBruno Le Maire: Franca kërkon emërimin e një drejtuesi të ri të ”Renault”