LONDËR – Qeveria britanike i mbijeton mocionit të mosbesimit

LONDËR, 16 janar /ATSH-AFP/  – Qeveria e kryeministres britanike, Theresa i mbijetoi me një rezultat shumë të ngushtë mocionit të mosbesimit të paraqitur nga opozita laburiste, një ditë pas kundërshtimit nga deputetët të marrëveshjes së largimit nga BE-ja, të negociuar me Brukselin.

Qeveria konservatore u votëbesua me 325 vota të deputetëve, pas votimit shumica u shfaq më e bashkuar pavarësisht ndasive të brendshme për Brexit, ndërsa 306 votuan për largimin e kësaj qeverie./ /v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.