AMSTERDAM, 16 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministri holandez, Mark Rutte deklaroi se një vonesë mund të jetë e mundur për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian, në mënyrë që të sigurohet një marrëveshje.
‘’Nëse Londra do t’i kërkonte BE-së më shumë kohë, blloku me kënaqësi do të merrte në konsideratë një kërkesë të tillë’’, tha Rutte për transmetuesit lokalë në Hagë, pasi parlamenti britanik hodhi poshtë mundësinë e vetme që është aktualisht në vend për të parandaluar një skenar të një Brexit-i pa marrëveshjeje.
Rutte vuri në dukje megjithatë se ”Britania e Madhe duhet të sjellë zgjidhje konkrete në tryezë dhe të bëjë lëshime, sepse nëse do të vazhdojmë të bëjmë xhiro edhe për nja dy muaj, atëherë nuk do të ketë më entuziazëm”./ /os/ a.jor.






















