FOKUS – 30 kompani shumëkombëshe bashkohen për të reduktuar mbetjet plastike

PARIS, 16 janar /ATSH-AFP/ – Rreth 30 kompani shumëkombëshe të petrokimisë, të riciklimit dhe të produkteve të konsumit të gjerë njoftuan të mërkurën krijimin e një aleance gati për të mobilizuar më shumë se një miliardë euro për të gjetur zgjidhje për eliminimin e mbetjeve plastike.

E quajtur “Aleance për t’i dhënë fund mbetjeve plastike”, ajo grupon gjigantët botërorë si (BASF, Total, ExxonMobil, Dow, Mitsui Chemicals, LyondellBasell, Procter&Gamble, Suez, Veolia etj.) që prodhojnë, përdorin, shesin dhe riciklojnë plastikën, burim madhor ndotjeje për mjedisin, veçanërisht të oqeaneve.

“Me fondet e mobilizuara, prej një miliardë dollarë angazhimesh të premtuara në plan të parë dhe deri në 1,5 miliardë për pesë vite, Aleanca kërkon kryesisht të marrë pjesë në financimin e iniciativave ekzistuese”, sipas komunikatave të shumë kompanive të përfshira në këtë aleancë. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.