Ballina Aktualitet

Meta: E para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit

TIRANË, 14 janar /ATSH/ – Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur sot se për të e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit.

Presidenti reagoi pas deklaratës së Kryeministrit Rama se do të jetë “de jure” ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, duke shtuar se “Presidenti s’e ka çdekretuar Ministrin e Jashtëm në afatin kushtetues dhe këtë shkelje të radhës do ta ballafaqojmë bashkë me të tjerat në Gjykatën e re Kushtetuese”.

“Presidenti në krye të punës. Për Presidentin e para është Kushtetuta dhe sundimi i ligjit. Jo më shtet fallco Shqipëria e para!”, ka theksuar Presidenti Meta.

/gj.mima/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMYNIH – ”Sueddeutsche Zeitung”: Epokë e re mes Greqisë dhe Maqedonisë
Artikulli tjetërPD: Të anulohet tenderi të sheshi “Shqiponja”, prokuroria të nisë hetimet