BUKURESHT, 11 janar /ATSH-AFP/ – Presidenti i komisionit europian, Jean Claude Juncker garantoi sot se të gjitha përpjekjet duhet të bëhen për të evituar skenarin e një Brexit pa marrëveshje, deri në fund të një votimi thelbësor mbi ratifikimin nga parlamenti britanik të parashikuar për të martën.
Kreu i ekzekutivit europian theksoi se Komisioni dhe ai vetë ishin në kontakt të vazhduar me Downing Street, ndërkohë që kryeministrja Theresa May vazhdon të përpiqet që të gjejë argumente të reja për të bindur Parlamentin që të ratifikojë marrëveshjen e largimit të negociuar me BE-në.
“Një ‘no deal’ (jo marrëveshje) do të ishte një katastrofë, si për miqtë tanë britanikë edhe për europianët në kontinent, pra duhet të bëhen të gjitha përpjekjet deri të martën në mëngjes ose të martën pasdite për të mbyllur siç duhet këtë projekt të rëndësishëm”, deklaroi Juncker gjatë një konference për shtyp në Bukuresht në prani të presidentit rumun Klaus Iohannis.
Vetëm pak ditë nga votimi në Parlamentin britanik, të parashikuar të martën, kundërshtimi i marrëveshjes BM-BE mbi Brexit duket shumë i mundshëm./ /G.S/ a.jor.




















