Ballina Aktualitet

Ndjesë Kosovës për këtë turp

TIRANË, 10 janar/ATSH/- Kryeministri Edi Rama i kërkoi sot ndjesë Kosovës për refuzimin e Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

Kreu i qeverisë u shpreh se ky refuzim është jo vetëm antikushtetues, por edhe i turpshëm.

“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm. Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin. Ndjesë Kosovës për këtë turp”, thekson Rama. /k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Të mobilizohemi për një Kosovë të pastër
Artikulli tjetërMeta refuzon emërimin e Gent Cakajt si ministër i Jashtëm