Ballina Bota

GJERMANI – Anulohen më shumë se 600 fluturime për shkak të një greve

BERLIN,  10 janar /ATSH-AFP/ – Rreth 640 fluturime u anuluan sot në Gjermani për shkak të një greve të personelit të sigurisë, njoftuan aeroportet e Duseldorfit, Këlnit dhe Shtutgartit.

Kjo përkon me më shumë se gjysmën e 1 050 fluturimeve që parashikoheshin sot në këto tre aeroporte.

“Në Duseldorf, qendra e tretë ajrore e vendit, 370 nga 580 fluturimet e parashikuara janë anuluar”, njoftoi kompania e menaxhimit të këtij aeroporti në një komunikatë.

Sipas agjencisë gjermane zyrtare të lajmeve DPA, rreth 100 000 pasagjerë janë prekur nga kjo grevë, që pritet të vazhdojë deri në mesnatë. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVIDEO-FOTO/ Çfarë ndodhi sot në fakultete
Artikulli tjetërMë 14 janar, ankandi i obligacioneve 10-vjeçare me vlerë 4 miliardë lekë