Ballina Flash

FOTO/ Rrugët e hapura në qarkun e Gjirokastrës

TIRANË, 10 janar /ATSH/ – Gjatë ditës së sotme, institucioni i prefektit të qarkut Gjirokastër, në cilësinë e drejtuesit të KPPECK, ka ndjekur dhe monitoruar nga afër situatën emergjente të krijuar gjatë këtyre ditëve në të gjithë territorin e qarkut.

Si pasojë e angazhimit të institucioneve vendore dhe degëve territoriale, është bërë e mundur ndërhyrja në disa rrugë të brendshme të qytetit të Gjirokastrës dhe Libohovës.

Aktualisht me angazhimin konkret të ARRSH është bërë e mundur hapja e segmenteve rrugore Ura e Kardhiqit – Kardhiq – Kakodhiq, segmenti rrugor Postbllok – sheshi “Cerciz Topulli”, segmenti rruga nacionale – Zinxhira, unaza e qytetit – lagjja “Granica” – kalceto – rruga nacionale.

Ngelen problematike rrugët e njësive administrative Picar, Cepo, Zagorie, Kurvelesh dhe Frashër për të cilat parashikohet një ndërhyrje nga ana e këtyre njësive për orët në vazhdim.

Për njësitë vendore ngelet si detyrë angazhimi maksimal për ndërhyrjen e menjëhershme në këto zona dhe në pamundësi të ndërhyrjes t’i drejtohen institucionit të prefektit të qarkut Gjirokastër dhe nëpërmjet tij, Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave Civile me qëllim eliminimin e rasteve emergjente dhe ardhjen në ndihmë të personave të prekur nga këto situata. /a.a/ /a.g/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAUSTRI – Kaos në rrugët e bllokuara nga dëbora, mungon… kripa!
Artikulli tjetërMaas: Dialog konstruktiv mes Kosovës dhe Serbisë