TIRANË, 9 Janar /ATSH/ -Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri tha sot se kryeministri nuk ka deklaruar pasurinë e tij.
Në deklaratën për mediet, Pampuri bëri të ditur edhe deklaratën e pasurisë së kryeministrit Rama.
“Dokumentet zyrtarë faktojnë se të ardhurat e Ramës më 2013-ën nuk e justifikojnë shtëpinë në Surrel”, u shpreh ajo.
/gj.mima/ /a.g/























