28.863 çështje presin të gjykohen nga Gjykata e Lartë

TIRANË, 9 Janar /ATSH/ – 28.863 çështje presin të gjykohen nga Gjykata e Lartë.

Sot Gjykata e Lartë, ka përfunduar përpunimin e të dhënave statistikore mbi aktivitetin e vendimmarrjes së saj për vitin 2018 dhe nga analiza e të dhënave statistikore, rezulton se ka një rritje të dukshme të çështjeve që presin të gjykohen.

Numri i tyre në vitin 2018 arrin në 28.863. Ky, thekson Gjykata e Lartë vazhdon të mbetet problem shqetësues për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë, pasi ndikon drejtpërdrejtë në ecurinë e administrimit të shpejtë dhe efektiv të drejtësisë.

Ndër këto 22 mijë dosje janë të mbartuara, 8563 dosje të ardhura dhe 16 73 janë dosje të gjykuara me vendime përfundimtare.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.