LONDËR – Ushtria merr kontrollin e aeroportit ‘’Heathrow’’ pas anomalive nga një dron

LONDËR, 9 janar /ATSH-AFP/ – Ushtria britanike u dislokua në aeroportin londinez ‘’Heathrow’’, pas anomalive të shkaktuara të martën në mbrëmje nga një dron, që detyroi pezullimin e disa fluturimeve, njoftoi sot qeveria.

‘’Mbrëmjen e kaluar, me kërkesë të policisë londineze, forcat tona të armatosura u dislokuan për ta ndihmuar dhe mbështetur atë ’’, deklaroi në Twitter ministri i Mbrojtjes, Gavin Williamson.

Aeroporti i ‘’Heathrow’’më i frekuentuari i Europës pezulloi të martën në mbrëmje fluturimet në nisje për gati një orë, pas sinjalizimit për praninë e dronëve.

‘’Zyrtarë të policisë ishin pjesë e personave që konstatuan dronin dhe ndërkohë ka nisur një hetim për çështjen’’, njoftoi ”Scotland Yard”.

”Po kryejmë kërkime të thelluara në rrethinat e ‘’Heathrow’’ për të identifikuar çdo person që mund të jetë përgjegjës”, shtoi ai./ /v.b/  a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.