Ballina Ekonomi

Durrës- 20.497 udhëtarë me tragete javën e parë të 2019

TIRANË, 9 janar/ATSH/-  Gjatë javës së parë të këtij viti 20.497 udhëtarë me 4580 autovetura janë nisur nga porti i Durrësit, duke shfrytëzuar tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona.

Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës mësohet se pjesa më e madhe e tyre ktheheshin pas pushimeve të fundvitit në familjet e tyre drejt vendeve të Europës Perëndimore ku jetojnë e punojnë prej vitesh.

Në periudhën 1-7 janar të këtij viti 3.798 udhëtarë të tjerë me 660 autovetura kanë mbërritur në Durrës nga Bari dhe Ankona, duke lundruar me tragetet e linjave.

Tragetet kanë transportuar gjithashtu edhe 568 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDy ditët e ardhshme reshje të dendura bore, në fundjavë sërish acar
Artikulli tjetërFOKUS – 13 viktima pas motit të keq që ka mbuluar Europën