IRANË, 8 janar /ATSH-A. Fortuzi/-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka zhvilluar të martën dy seanca dëgjimore. Fillimisht me Gentjan Jahjolli, këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë. Seanca është zhvilluar në orën 14:00 dhe ashtu, siç parashikon ligji, janë vlerësuar dy kriteret kryesore, pasuria dhe pastërtia e figurës. Po ashtu gjatë ditës së sotme është zhvilluar dhe seanca dëgjimore në ngarkim të kryegjyqtarit të Shkodrës Arben Zefi.
Për Jahjollin, anëtarë të komisionit ishin: Pamela Qirko, Firdes Shuli, Etleda Çiftja. Ndërkohë, që për Arben Zefin, anëtarët të Komisionit ishin po treshja, Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pohoi se Zefi nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave për apartamentin, por as edhe të ardhurat e blerjes së automjeteve. Pohimet dhe të dhënat e KPK-së janë mbështetur edhe nga DSIK. /j.p/






















