Ballina Bota

FOKUS – Gjermania përgatitet për stuhinë e dëborës “Benjamin”

BERLIN, 8 janar /ATSH-ANSA/ – Janë të shumta dëmet në Gjermani dhe Austri nga stuhitë e dëborës dhe moti i keq, që ka goditur disa rajone alpine dhe ku niveli i alarmit nuk bie prej ditësh.

Në jug të Gjermanisë, në Bavari, sasitë e mëdha të dëborës kanë kaluar parashikimet.

Shkolla të mbyllura për gjithë javën dhe vonesa të mëdha në qarkullimin hekurudhor.

Në brigjet e Detit të Veriut dhe të atij Balltik po përgatiten për mbërritjen e stuhisë “Benjamin”.

Në Austri ka rrezik të shtuar për orteqet, ndërkohë që shumë rrugë janë të papërdorshme./  /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPortali hungarez, detaje retro mbi martesën e mbretit Zog me konteshën Geraldinë
Artikulli tjetërLleshaj: Kartat e identitetit dhe pasaportat e reja për qytetarët, prioritet