Ballina Flash

Mosdekretimi i ministrave, Manjani: Praktikë e panjohur nga ana ligjore

TIRANË, 7 janar/ATSH/ – Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuan në emisionin “Open” theksoi se mosdekretimi i ministrave nga ana e Presidentit të Republikës, Ilir Meta është një praktikë e panjohur nga ana ligjore.

Sipas Manjanit, nëse do Gjykata Kushtetuese do të ishte aktive do të garantohej një interpretim përfundimtar rreth kësaj çështjeje, duke e cilësuar praktikën e ndjekur nga ana e Presidentit për dekretimet si një metodë jo të pamundur, por të panjohur.

Manjani theksoi se “nuk duhet të kishte ndonjë arsye për ta vonuar dekretimin, mirë do ishte që këta të dekretoheshin”.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në rrjet, kufizohet energjia elektrike në Kashar
Artikulli tjetërParashikimi i motit, 8 janar 2019