TIRANË, 7 janar/ATSH/ – Zona e Kasharit në datën 8 janar do të ketë kufizim të energjisë elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën me dije se për shkak të punimeve që do të kryhen në nënstacionin e Kasharit, gjatë orëve të mesnatës së ditës së martë, konkretisht në 02:00-04:00, do të ketë kufizim të energjisë elektrike në këto zona: Autostrada Tiranë-Vorë, Vorë – Fushë-Krujë, Kashar, Pallatet Fusha-Misto Mame, Yzberisht, Pallatet Giron, Lin Konstration./e.caushi/























