LONDËR, 7 janar /ATSH-AFP/ – Pushimet parlamentare përfunduan dhe kryeministrja britanike, Theresa May rizhytet këtë javë në ankthet e Brexit, ku do të përpiqet sërish për të bindur deputetët britanike që të mos groposin marrëveshjen e largimit nga BE-ja, të arritur me Brukselin.
Deputetët do të rinisin të mërkurën shqyrtimin e këtij traktati tërheqjeje nga unioni, pas negociatash të vështira përgjatë 17 muajve, por miratimi duket shumë i kompromentuar për shkak të kritikave të shumta.
Teksti është kritikuar si nga Brexiters, i cilët i druhen një forme të lidhjes së përhershme me BE-në, ashtu edhe nga eurofilët, të cilët shpresojnë ende në hedhjen e hapave pas.
Fillimisht i planifikuar më 11 dhjetor, votimi për marrëveshjen u shty në minutat e fundit nga Theresa May për të shmangur një humbje të paralajmëruar./ /v.b/ a.jor.












