Ballina Flash

Task Forca e Transportit Rrugor, vijon trajnimi i inspektorëve të terrenit

TIRANË, 4 janar /ATSH/ Task Forca e Transportit Rrugor në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, prej disa ditësh vijon trajnimin e stafit të inspektorëve të terrenit.
Trajnimet janë bërë konkretisht në: Njohjen e Ligjit dhe Udhëzimet për Autoriparimet;
Njohjen mbi Udhëzimet të Kartave dixhitale dhe analoge të Tahografit të automjeteve;
Udhëzimi dhe baza ligjore për certifikimin dhe Licencimin e transportit të mallrave dhe udhëtarëve. Njohja me Shkeljet Administrative të subjekteve të ndryshme dhe mjeteve për transportin e mallrave dhe udhëtarëve për transportin rrugor. Bazuar në Kodin Rrugor dhe Ligjet në fuqi.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGJERMANI – Nxirren në internet të dhënat personale të qindra politikanëve, ku edhe Merkel
Artikulli tjetërModernizim dhe lehtësim i shërbimeve konsullore për shtetasit shqiptarë