Ballina Flash

Këtë vit, rikonstruktohen 8 shkolla profesionale

TIRANË, 3 janar/ATSH/ – Shpenzimet kapitale  që kapin vlerën e 827.8 milionë lekë do të investohen në ndërtimin dhe rikonstruksionin e 8 shkollave dhe bazave prodhuese të tjera.

Sipas të dhënave të bëra publike më herët nga zv/ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Dojna Sorensen, 47% e nxënësve që përfundojnë arsimin e mesëm profesional punësohen brenda 6 muajve.

Në 2016-ën është ndërtuar një sistem i ndjekjes së personave që diplomohen, ku nëpërmjet pyetsorëve, studiohen ku ndodhen ato 6 muaj pasi janë diplomuar.

Arsimi dhe formimi profesional mbështet fuqishëm nga partnerët ndërkombëtarë. /z.tosku//a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKategoritë që përjashtohen nga taksa e ndërtesës
Artikulli tjetërBuxheti 2019/ Rriten me 7% pagat për 3559 policë burgjesh