Ballina Bota

BRUKSEL – BE: Euro simbol i unitetit

BRUKSEL, 31 dhjetor /ATSH-ANSA/-  Njëzet vjet që nga futja e euros në fuqi, zyrtarët e lartë të BE kanë vënë në pah rëndësinë e monedhës së përbashkët të Europës duke e quajtur atë “një simbol të unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit”.

“Euroja është bërë një simbol i unitetit, sovranitetit dhe stabilitetit”, tha presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker, i cili ishte midis atyre që nënshkruan për monedhën e përbashkët të BE.

“Kjo ka qënë firma më e rëndësishme që kam hedhur’’, shtoi ai, sipas një deklarate.

“Nuk mund të ketë dyshime për vullnetin tonë politik, por ne duhet të jemi të përgatitur për atë që e ardhmja mund të na sjellë”, shtoi Juncker.

Euro u bë monedhë zyrtare e 11 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian më 1 janar 1999, duke mundësuar pagesa me çek, kartë krediti dhe transferime bankare në monedhë, ndërsa monedhat dhe kartëmonedhat euro u futën në qarkullim në vitin 2002.

Euroja është e përdorshme për 340 milionë banorë të 28 shteteve anëtare, duke e bërë atë monedhën e dytë më të rëndësishme në botë pas dollarit amerikan.

Rreth 60 vende të tjera në mbarë botën përdorin gjithashtu euron ose kanë lidhur monedhat e tyre me të./  /os/  a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKryemadhi: 2018-ta ishte një nga vitet më të vështira për familjet shqiptare
Artikulli tjetërRama vlerëson Bushatin: Ministri më i mirë i historisë së tranzicionit