TIRANË, 29 dhjetor/ATSH/ Mbështetje dhe solidaritet me të moshuarit që ndodhen në qendrat për kujdesin social.
Në kuadër të aktiviteteve për festat e fundvitit, ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, njëkohësisht deputet i qarkut të Shkodrës vizitoi sot shtëpinë e pushimit të të moshuarve në këtë qytet.
“Një ditë e këndshme festive në shtëpinë e pushimit të moshuarve në Shkodër. Ju urova festat e fundvitit duke shprehur mirënjohjen e pafund për këtë brez të shoqërisë, që na japin shembullin e sakrificës”, u shpreh Bushati. /j.p/













