TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Në prag të ndërrimit të viteve Ministria e Punëve të Brendshme, njofton qytetarët shqiptarë të kontrollojnë afatin e vlefshmërisë të kartave të identitetit.
Në njoftim sqarohet se, të gjitha ato karta identiteti që janë lëshuar në vitin 2009, u përfundon vlefshmëria në fillim të vitit 2019.
Ministria e Punëve të Brendshme, fton të gjithë ata qytetare që iu ka përfunduar afati i vlefshmërisë të letërnjoftimit/kartave të identitetit, të aplikojnë pranë qendrave të banimit në njësitë administrative për ta rinovuar.
Në njoftimin e Ministrisë të Punëve të Brendshme, publikohen edhe dokumentet që çdo qytetar duhet të plotësojë për të rinovuar kartën e identitetit. /o.l/j.p/






















