FOTO/ Muzikë klasike dhe atmosferë festive, koncerti gala i Fundvitit në Shkodër

TIRANË, 29 dhjetor /ATSH/ – Bashkia e Shkodrës si çdo vit, ka organizuar koncertin gala “Ndërmendje 2018” në Teatrin Migjeni. Publiku artdashës shkodran kishte mbushur mbrëmjen e djeshme sallën për të shijuar muzikën nën atmosferën e festave.

Në skenë performoi Orkestra Simfonike e RTSH-së, nën drejtimin e dirigjentit të mirënjohur Norman Widjaja.

Në koncertin- gala interpretuan edhe Cecilia Laca, Armando Likaj, Klodiana Brahimi, Niki Mjeda dhe Granit Musliu. Gjithashtu u  luajtën pjesë nga kompozitorë e njohur Dvorak, Saint Saëns, Bizet, Ravel, Strauss, Verdi, Rossini, Glinka, Jakova dhe Leoncavallo. Drejtor artistik të eventit ishin Klevis Gjergji dhe Dorian Çene.

Ky koncert gala është një traditë e përvitshme në qytetin e Shkodrës i cili mbledh qytetarë e artistë të shumtë për të shijuar një mbrëmje ndryshe në prag të festave të Fundvitit. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.