TIRANË, 28 dhjetor /ATSH-A. Fortuzi/- Efektivët e batalionit të mbështetjes rajonale u stërvitën me homologët nga Kosova, për të ndërhyrë në raste të nevojës në operacione kërkim-shpëtimi.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, duke publikuar foto nga trajnimi i përbashkët, thekson se qëllimi është një dhe i vetëm: Mbrojtja dhe shpëtimi i jetës së qytetarëve.
“Bashkë më të fortë për të qenë të përgatitur për më të keqen! Efektivët tanë të batalionit të mbështetjes rajonale u stërvitën me vëllezërit nga #Kosova për operacionet e kërkim-shpëtimit urban, me qëllimin e vetëm; mbrojtjen dhe shpëtimin e jetës së qytetarëve”, shprehet Xhaçka. /a.g/

































