Ballina Bota

INDONEZI – Sërish një tërmet i fortë godet lindjen e vendit

XHAKARTA, 28 dhjetor /ATSH-DPA/- Një tërmet me magnitudë 6,1 ballë të shkallës Rihter, goditi Indonezinë Lindore në orën 12:33 (04:33 GMT), thanë autoritetet.

Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Sutopo Purwo Nugroho tha se tërmeti ishte në thellësi 26 kilometrash dhe nuk shkaktoi cunami.

“Njerëzit në Manokwari Selatan ndjenë dridhjen e tokës për gjashtë sekonda duke krijuar panik dhe duke u larguar nga shtëpitë dhe ndërtesat”, tha Nugroho.

Epiqendra ishte 55 kilometra në juglindje të Manokwari në provincën perëndimore të Papuas./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNJU JORK – Panik pas shpërthimit të një transformatori
Artikulli tjetërVetingu nis në janar me kryetarin e Gjykatës Sarandë, Alltun Çela