Ballina Bota

NJU JORK – Panik pas shpërthimit të një transformatori

NJU JORK, 28 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Momente frike në Nju Jork pas shpërthimit në një central elektrik në Kuins.

Sipas dëshmitarëve, shtëpitë u tronditën dhe banorët përjetuan panik, ndërkohë që  shpërthimi shkaktoi në qiell edhe një dritë intensive blu në të gjithë qytetin, madje edhe në Nju Xhersein fqinj.

Një fenomen që shkaktoi kuriozitet të madh, me qindra postime në mediat sociale në pak minuta, por edhe ankth.

“Asnjë pushtim ose kërcënim i huaj nga hapësira”, siguroi kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Bill de Blasio.

Nuk ka viktima apo dëme materiale./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRestaurohet Kisha e Shën Thanasit në Sarandë
Artikulli tjetërINDONEZI – Sërish një tërmet i fortë godet lindjen e vendit