Ballina Flash

Restaurohet Kisha e Shën Thanasit në Sarandë

TIRANE, 28 dhjetor/ATSH/- Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë të Sarandës i është nënshtruar restaurimit duke shpëtuar thesaret historike e kulturore të saj.

Kryeministri Edi Rama uron mirëmëngjesi me pamjet nga kjo Kishë, monument kulture i kategorisë I.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje nga Kisha e Shën Thanasit në Leshnicë të Sarandës që pas ndërhyrjeve restauruese është sot e shpëtuar dhe e sigurt në dispozicion të publikut me të gjithë hijeshinë dhe thesaret e rizbuluara të saj historike e kulturore, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërhyrja restauruese e specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës në këtë Kishë, konsistoi në konsolidimin e çarjeve në muraturë, ringritjen e kolonave, kupolave dhe qemerëve me strukturë guri, ringritjen e murit anësor, në pjesën jugore të kishës, ringritjen e çatisë, ndërhyrje konsoliduese dhe restauruese në pikturën murale si dhe në sistemime të jashtme. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakValset vjeneze sonte për publikun në atmosferën e festave
Artikulli tjetërNJU JORK – Panik pas shpërthimit të një transformatori