Ballina Bota

SOFT NEWS – Sportistët me më shumë se një miliard dollarë

STAMBOLL, 27 dhjetor /ATSH-AA/ – Pas Michael Jordan, Tiger Woods, Arnold Palmer, Jack Nicklaus dhe Michael Schumacher, Mayweather u bë sportisti i gjashtë me pasuri që kalon një miliardë dollarët.

Në listën e sportistëve miliarderë kryeson basketbollisti legjendar amerikan Jordan, i cili me 1,85 miliardë dollarë është sportisti me fitime më të mëdha i të gjitha kohërave.

Në karrierën 15-vjeçare në NBA, gjatë të cilës ngriti gjashtë trofe të kampionit të basketbollit, Jordan ka fituar vetëm 93 milionë dollarë dhe pjesa tjetër e të ardhurave ka buruar tërësisht nga marrëveshjet tregtare nga sponsorët.

Ndërkaq, golfisti amerikan Tiger Woods, i cili ka fituar 14 kampionate të mëdha në karrierë, radhitet i dyti me 1,7 miliardë dollarë.

Po ashtu, golfistët e tjerë amerikan, Arnold Palmer, i cili ndërroi jetë në vitin 2016, dhe Jack Nicklaus, pasojnë me 1,4 dhe 1,2 miliardë dollarë.

Me 1 miliardë dollarë të ardhura, në mesin e sportistëve miliarderëve gjendet edhe ish-piloti gjerman i Formula 1, Michael Schumacher, shtatë herë kampion, i cili në vitin 2013 pësoi paralizë në pjesën më të madhe të trupit pas një aksidenti gjatë skijimit në Alpet Franceze. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIAD – Salmane bën ndryshime të konsiderueshme kabinetin qeveritar
Artikulli tjetërMAROK – Më shumë se 350 imigrantë shpëtohen në Mesdhe