ZAGREB, 26 dhjetor /ATSH-AFP/ – Luka Modriç, fitues i Topit të Artë në fillim të dhjetorit dhe nënkampion bote në futboll me Kroacinë në Botërorin 2018 u shpall sot sportisti i vitit në vendin e tij.
Për kategorinë e femrave, ky titull iu dha atletes Sandra Perkoviç, pesë herë kampione e Europës në hedhjen e diskut. Ekipi kombëtar i futbollit u vlerësua ekipi më i mirë i vitit.
Votimi u organizua nga e përditshmja sportive ”Sportske novosti’’ me pjesëmarrjen e 322 gazetarëve në rang kombëtar.
Luka Modriç, ylli i Realit të Madridit u shpërblye pas një viti plot ëndrra me të tretin titull radhazi në Ligën e Kampionëve dhe Finalen e Botërorit-2018.
Topi i Artë 2018 i dha fund një dekade kurorëzimi ekskluziv të Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo./ /v.b/























