Ballina Bota

VATIKAN – Papa kritikon konsumin e pangopur të njeriut

VATIKAN, 25 dhjetor /ATSH-AFP/ – Papa Françesku kritikoi fuqishëm dje në mbrëmje “pangopësinë konsumatore” të njerëzve, duke i bërë thirrje që të reflektojnë për aspektin shpirtëror të jetës së tyre dhe të ndarjes me më të varfrit, në predikimin e tij për Krishtlindjet.

“Neriu është bërë i pangopur dhe lakmitar. Të kesh, të grumbullosh gjëra duket për shumë njerëz synimi i jetës”, thekson lideri shpirtëror i 1,3 miliardë katolikëve në botë, para disa mijëra besimtarëve të mbledhur si çdo vit në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.

“Duhet të tejkalojmë egoizmin, nuk duhet rrëshqitur në greminat e materializmit dhe të konsumit”, deklaroi papa Françesku gjatë meshës së mbrëmjes së Krishtlindjeve, që përkujton lindjen e Jezuit të Nazaretit. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Shkodër, Krishtlindje të gëzuara në qytetin verior
Artikulli tjetërQendra e re e artit “ArTurbina” mirëpriti 19 mijë spektatorë