Ballina Bota

SHBA – Uashingtoni vendos tërheqjen e trupave nga Afganistani

UASHINGTON, 21 dhjetor /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump vendosi të tërheqë një numër të konsiderueshëm ushtarësh amerikanë të pranishëm në Afganistan, njoftoi sot një përgjegjës amerikan, një ditë pas njoftimit të tërheqjes së atyre që ndodhen në Siri.

“Vendimi u mor. Do të ketë një tërheqje të konsiderueshme nga Afganistani”, deklaroi ky përgjegjës.

Ky njoftim surprizë vjen pas bisedimeve për pajtim mes SHBA-së dhe talebanëve afganë që u zhvilluan në Abu Dhabi.

“Rreth 7 000 nga 14 000 ushtarët amerikanë të pranishëm në Afganistan do të preken nga kjo tërheqje”, raportojnë “Wall Street Journal” dhe “New York Times”. /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Business Insider”: Vizitoni Sarandën e famshme për arkeologjinë dhe plazhet
Artikulli tjetërVijon puna në bypass-in e Fierit, i kalueshëm që në sezonin e ardhshëm turistik