TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Një lëvizje e bujshme po projektohet në aksin Milano-Londër, me një “ndalesë” edhe në Torino. “Çelsi” është prej kohësh në kërkim të një sulmuesi të nivelit të lartë, dhe trajneri Sarri, duket se ia ka vënë syrin Gonzalo Higuainit.
Aventura e argjentinasit tek “Milani” nuk po shkon ashtu siç pritej, dhe sipas “Sky Sports” nga Londra duan ta afrojnë që në muajin janar. Për të shkuar tek ky operacion, “Çelsi” pritet që të përfshijë edhe Alvaro Moratën, i cili kërkohej në verë nga “Milani”, por në fund nuk u arrit.
“Milani” për momentin e ka në huazim “El Pipitën”, për 18 mln euro, me të drejtën e blerjes përfundimtare, duke paguar edhe 36 mln të tjera. Pra, për të arritur tek marrëveshja mes “Milanit” dhe “Çelsit”, do të duhet edhe miratimi i “Juventusit” në Torino, që sipas “Sky Sports”, ende nuk e ka thënë fjalën e vet. /o.l/j.p/













