TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – 59,5% e totalit të eksporteve shqiptare gjatë vitit 2017, u realizua nga ndërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta.
Sipas Institutit të Statistikave, bën të ditur se rritja e numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta në vendin tonë, u shoqërua edhe me rritje të kontributit të tyre në volumin e shkëmbimeve tregtare.
“Ndërmarrjet nga shtetet si Italia, Greqia, apo Turqia realizuan 59,5% të eksporteve dhe 50,8% të importeve nga totali i import/eksporteve të ndërmarrjeve të huaja, për vitin 2017”, citon INSTAT.
Ndërmarrjet me pronësi 100% të huaj mbulojnë 58,8% të totalit të ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta, ndërsa ndërmarrjet e përbashkëta me mbizotërim të huaj mbulojnë 17,7% të tyre. /e.xh/j.p/






















