TIRANË, 21 dhjetor /ATSH/ – Drejtuesit e “Interit” po përgatiten për seksionin e merkatos se janarit.
“Gazzetta dello Sport” si dhe spanjollja “As” shkruajnë se “Interi” do hapë sërish derën për kroatin Luka Modriç.
Ëndrra e verës së kaluar nuk ka dalë ende nga radarët zikaltër. Verën e shkuar presidenti Florentino Perez, bllokoi largimin e fituesit të “Topit të Artë” duke i propozuar një rinovim të majmë. Por Perez nuk ka marrë ende “po”-në e fantazistit.
Bashkë me Marotën drejtorin sportiv të “Interit”, për 33-vjeçarin interesohet tashmë edhe Fabio Paratiçi, ish-krahu i djathtë te “Juventusi”, i cili sot i ka marrë postin te bardhezinjtë.
“Zonja e vjetër” duket se është e gatshme për një tjetër sakrificë ekonomike pas CR7-ës, ose ndoshta Perez do pranonte një shkëmbim me Miralem Pjaniçin, pasi verën e kaluar për boshnjakun iu refuzua një ofertë prej 60 milionë eurosh. /o.l//a.g/























