Ballina Flash

Festivali shqiptar mbush “Yarraville Gardens” në Melburn, Australi

TIRANË, 21 dhjetor/ATSH/- Për më shumë se 20 vite radhazi shqiptarët prezantojnë këngët dhe vallet e tyre në Melburn, Australi.

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, bën të ditur se “Festivali shqiptaro-australian zgjat një ditë dhe mbledh artistë shqiptarë nga Adelaide, Brisbane, Sydney, Melbourne dhe vende tjera në Australi”.

Komuniteti shqiptaro-australian në Melburn, organizator i festivalit, shprehet se qëllimi i tyre kryesor është për të mbajtur të afruar shqiptarët dhe për t’i treguar botës se kombi ynë ka mjaft për të ofruar për sa u përket vlerave kulturore.

Me traditën e kuzhinës, me muzikën dhe vallet popullore festivali tërheq vizitorë të shumtë. Shumë pjesëmarrës në festival shprehen se “me atë gjallëri dhe hare festive, festivali karakterizon bashkime mes shqiptarëve”.

Këtë vit për festivalin pati shumë interes. /k.s/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBanka Botërore projekte mbështetëse për sigurinë e digave
Artikulli tjetër1104 familje përfitojnë kredi të butë, mes tyre edhe banorë të “Astirit”